Ëndrrat e tyre u prenë në mes! Përcillen 10 arkivolë, mes tyre çifti që do martohej këtë verë…

0
88

Dhjetë anëtarët e familjes Cara dhe Greku, që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit, përcillen për në banesën e fundit.

Mes dhimbjesh e lotësh, familjarë, miq, por dhe qytetarë të ndryshëm kanë dhënë lamtumirën për dy familjet. Në ceremoni i pranishëm ka qenë dhe kreu i qeverisë, Edi Rama dhe zv/kryeministri Erion Braçe.

Në familjen Cara humbën jetën 7 persona mes të cilëve dhe e fejuara e Almir Carës, Stela Steneci. Ndërsa në familjen Greku humbën jetën tragjikisht 3 persona.

Ditën e tërmetit, Hasan Cara kishte ditëlindjen, ndërsa Almir Cara pritej të bënte dasmën me të fejuarën e tij, trupi i të cilës u dërgua në Korçë.

Almir Cara, vetëm 29 vjeç me të fejuarën e tij Diastela Steneci kishin planifikuar të martoheshin këtë verë, por ëndrrat e tyre për jetën u prenë në mes të martën në mëngjes, më 26 nëntor 2019.

Sakaq, arkivolet me trupat e të njdjerëve të familjes Cara u përcollën sot nga çadra ku po mbaheshin homazhet në varrezat e qytezëz. Trupin e pajetë të Almirit e përcollën shokët e tij mes lotësh e dhimbjes së madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here