Një fenomen skandaloz në kufijtë e një krimi po ndodh në qytetin e Pogradecit. Qentë e rrugës në këtë qytet po eleminohen në një mënyrë barbare.
Denoncimi është bërë në rrjetet sociale nga gazetari Andrea Danglli, i cili ka publikuar disa foto ku dallohen qentë e rrugës që pasi janë helmuar dergjen në rrugët e qytetit.