FOTO/ UFO në tokë?! Peshkatarët të tmerruar tregojnë për atë çka panë…

0
138

Një rast i rrallë dhe i mistershëm i uljes së një “UFO”-je raportohet në Brazil.

Dy peshkatarë të tmerruar thonë se kanë parë një objekt misterioz, të shndritshëm që është ulur mes bimësisë së dendur por shumë pranë detit ku ata po mblidhnin rrjetat e peshkimit.

Fernando Beserra dhe Wilson da Silva Oliveira thonë se në fillim menduan që objekti mund të ishte një balonë, por kur panë shpejtësinë e madhe nisën të dyshojnë.

“Kur drita ishte mbi kokat tona, objekti ndryshoi drejtim dhe shkoi për t’u ulur në një ishull aty pranë,” rrëfejnë ata. “Objekti kishte drita të shumta, u tremba shumë dhe u fsheha në fund të varkës”, rrëfen njëri prej tyre.

Peshkatarët thonë se kur objekti i mistershëm kaloi mbi ta, motorët e varkave ndaluan së funksionuari. Ata më pas shkuan te vendi ku ishte ulur objekti dhe zbuluan vetëm disa shenja të lëna në tokë nga ato që ngjajnë si këmbët mbështetëse në tokë. Gjithashtu bimësia përreth vendit të uljes ishte e shtypur.

Pasi peshkatarët raportuan atë çka kishin parë për një gazetë vendase, autoritetet braziliane shkuan në vendin e ngjarjes dhe morën disa mostra për analizë.

Ata provuan të mbjellin fara në baltën e marrë brenda vendit të uljes dhe sipas rezultateve vunë re se farat mbinin kollaj. Ndërsa në dheun e marrë jashtë vendit të uljes, farat nuk mbinin dhe sulmoheshin nga myku.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here