Mirditë, çobani i fshatit bën zbulimin e madh…

0
173

Një tjetër shkëmb me simbole të ndryshme të pakuptimta është zbuluar në fshatin Xhuxhe të Njësisë Administrative të Fanit në Mirditës.

Ka qenë një çoban i cili teksa ruante bagëtitë ka pikasur shkëmbin të ngulur në një stom dheut me simbolika të përafërta me atë të gjetur pak kohë më parë në këtë zonë dhe menjëherë e ka  njoftuar autoritetet lokale.

Dyshimet janë për piktograme, por do të jenë ekspertët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik për të saktësuar periudhën dhe për çfarë bëhet fjale.

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë Gjergj Marku kërkon që kjo zonë studiohet nga ekspert të fushës, pasi sipas tij këto gjetje dëshmojnë se ka vlera historike.

Një grua e moshuar banore e zonë tregon se shkëmbin në fjale i e përdornin si pikë pushimi gjatë kohës kur shkonin në mal, por asnjëherë se kishin menduar se mbart vlera historike.

Specialistët e fushës pritet të shkojnë në Xhuxhe për të verifikuar e analizuar këtë zbulim i cili është i dyti në këtë zonë brenda pak muajsh me simbolika të përafërta dhe nëse vërtetë do të kemi të bëjmë me dëshmi të periudhës neolite, Mirdita, i shtohet hartës së zbulimeve këto 30 vitet e fundit.

/Ora News.tv/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here