Denoncohet SKANDALI: Ja si kryeministri grabit të rinjtë me talasemi…

0
154

Deputetja e LSI-Së Florida Kërpaçi ka reaguar në facebook duke denoncuar skandalin e qeverisë, ku të rinjëve me talasemi i është përgjysmuar cikli i plotë i studimeve. Kërpaçi e ka ngritur këtë shqetësim edhe në komision, në dëgjesën në Ministrinë e Shëndetësisë por me sa duket ka rënë vesh të shurdhër, pasi nuk është marr asnjë përgjigje.

SKANDAL-KRYEMINISTRI GRABIT TË RINJTË ME TALASEMI!
Qeveria ka futur duart edhe tek mbështetja e të rinjve me Talasemi !

Edhe ajo pak që ishte, e përgjysmuan…

Është tragjike që të rinjtë me talasemi, që luftojnë në mënyrë të përditshme për jetën, në vend të prisnin mbështetje më të madhe, qeveria “gjasme e majtë” iu përgjysmon jetën!

Me poshtë disa Fakte!

FAKT/ Çdo STUDENT me Talasemi për ciklin e plotë të studimit+ 1 vit MERRTE 30.000 lekë.
SOT, Studenti MERR 15.000 lekë vetëm për ciklin e plotë( 1 vit shtesë e kanë hequr).

FAKT/ Çdo GJIMNAZIST me Talasemi MERRTE 20.000 lekë.
SOT GJIMNAZISTËT MARRIN VETËM 15.000 lekë.

E ngrita këtë shqetësim edhe në komision, në dëgjesën në Ministrinë e Shëndetësisë por nga ta nuk pati asnjë përgjigje!

Rilindja e ka kthyer në model pune grabitjen e atyre që janë në hall, atyre në nevojë, dhe dhënien pa të drejtë të parave të taksapaguesve tek miqtë e qeverisë.

Njerëzit e thjeshtë varfërohen, ndërkohë që miqtë e qeverisë pasurohen padrejtësisht në kurriz të tyre.

Largimi i Edi Rames dhe rrëzimi i qeverisë së tij, e vetmja rrugë për rikthimin e shtetit në shërbim të njerëzve të thjeshtë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here