Berat/ Shokët rrëfejnë të vërtetën e tyre për vetëvrasjen 17 vjeçarit nga Berati

0
303

Tre ditë pas vet-helmimit të 17 vjecarit Petrit Xhaferraj, shokët e tij në vitin e tretë të ekonomikut në shkollën profesionale kristo isak në Berat, kundërshtojnë versionin e bulizmit si shkak që adoleshenti vendosi t’i jepte fund jetës. Ata kujtojnë se të gjithë nxënësit jetojnë në konvikt pasi janë janë banorë të fshatrave të largët të vendit, njësoj si 17 vjeçari fjalëpak, që banonte në Tomorr të Beratit.

“E kishim afrimitetin por ishte një djalë i mbyllur. Shkolla jonë përbëhet kryesisht nga fëmijë që vijnë nga fshatrat, nuk është e vërtetë ajo që thonë”

Abdurahim Hoxhaj, nëndrejtori i konviktit ku jetonte Petrit Xhaferraj, thotë se ishte ai që e çoi në spital pasi kishte pirë fostoksinën, dhe i riu i ka rrëfyer se ndërmori veprimin ekstrem për shkak të refuzimit të një vajze.

Abdurahim Hoxhaj: Shumica e nxënësve në shkollën tonë janë nga zonat rurale. Në klasën e tij 90 % janë nga zonat rurale. Ishte nxënës sitematik, kishte shumë pak mungesa në shkollë”

17 vjecari Petrit Xhaferraj, ishte nxënës i ekonomisë në shkollën e mesme profesionale të Beratit. Pas vetvrasjes së tij, në media u përfol si shkak ngacmimet dhe talljet e bashkëmoshatarëve, për shkak të vendbanimit të adoleshentit, në një fshat të largët të beratit, gjë që u hodh poshtë nga stafi dhe nxënësit e shkollës profesionale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here