Falsifikimi i faturave tatimore/ SPAK: Zoto dhe Mërtiri përfituan mbi 4 miliardë lekë

0
193

Zbardhja e dosjes së aferës së inceneratorëve tregon se SPAK ka mundur përfundimisht të verfikojë, të hetojë dhe të vlerësojë të gjithë skemën korruptive, e cila nuk ka qenë thjeshtë dhe vetëm te fillimi, te mashtrimi me kompani provizore, apo me vlerat e investimeve, por ka pasur të bëjë edhe me falsifikimin e faturave tatimore.

Dalin 11 faqet e para të akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga bashkia Tiranë te ministritë, si i kontrollonte Zoto dhe Mërtiri

Sipas dokumenteve dhe kërkesës që SPAK ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë, në faqen 17 prokurorët e SPAK theksojnë faktin se nga aktet që janë siguruar në shoqërinë që ka në pronësi shtetasi Klodian Zoto “Integrated Technology Services”, në lidhje me koncesionet, kanë rezultuar se aksionerë “de facto” të koncesionit të Tiranës janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Image

Skema e falsifikimit të faturave tatimore/ SPAK: Zoto dhe Mërtiri

Këta të fundit kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara vlerën rreth 4 milionë euro, duke paraqitur dhe deklaruar fatura për punime të kryera si nënkontratorë të kompanisë “Integrated Energy BV SVP” me subjekte fiktive, që sipas SPAK rezultojnë të regjistruar si operatorë ekonomikë, por që nuk nuk kanë ushtruar kurrë aktivitet real./cna

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here