“Hetimi parlamentar të ndërpritet!” Gjata: Maxhoranca duhet të mbyllet. Fitoi Presidenti…

0
150

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, në një intervistë për Syri Tv, duke komentuar raportin final të Komisionit të Venecias që dha mendim nëse ka shkelur ose jo Presidenti Ilir Meta, Kushtetutën në anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha ndër të tjera se pas këtij raporti Komisioni Hetimor i ngritur për këtë çështje duhet mbyllur, dhe kjo çështje tani i takon Gjykatës Kushtetuese, kur ajo të formohet.

“Presidenti ka anuluar datën e zgjedhjeve jo zgjedhjet. Ai mund ta trajtonte brenda të së njëjtës ditë.

Me të njëjtën ditë duhet të dekretonte edhe datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve. Por çfarë tha Presidenti. Isha në një situatë emergjente. Dhe nuk kishte kohë dhe për ta kaluar me emergjencë bëri anulimin dhe një ditë më mbrapa dekretoi datën 13.

E fundit. Çështja e ka apo se ka të drejtën eskplicite për ta anulluar datën e zgjedhjeve është ta shohësh Kushtetutën vetëm në gërmë.

Kushtetuta duhet parë në frymë. Gërma vjen e dyta. Në rastin konkret Presidenti ka parë frymën në fillim.

Venecia duhet ti kishte hyrë më thellë, frymën kushtetuese, pastaj te gërma. Ashtu siç tha edhe Venecia vendimin do ta japë Gjykata Kushtetuese.

Jo më kot thashë Venecia jep këshillë miqësore, nuk ka vendim. Komisioni dha mendim. Nëse do ti bindemi Komisionit të Venecias, komisioni hetimor i ngritur nga maxhoranca duhet të mbyllet. Fitoi Presidenti…’, tha Gjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here