‘Opinioni final i Venecias, një verdikt drejtësie’/ Halimi: Zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti!!!

0
110

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi opinioni final i Venecias, është një verdikt i mirëfilltë drejtësie.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Halimi shprehet se verdikti i sotëm i Venecias, bën fjalë për zero shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit.

Reagimi i Eduard Halimit

Nuk kam pasur kurrë dyshim se opinionet përfundimtare të forumit më profesional në Europë janë verdikte drejtësie.

Në të gjitha intervistat e javës së kaluar miqtë gazetarë me pyesnin: a do ndryshojë draft opinioni nga opinioni përfundimtar?

Përgjigjia ime bazohej në besimin e verdiktit përfundimtar, integritetin e Institucionit dhe bindjen se argumentet e plota të stafit të Presidentit, do të prodhonin një verdikt drejtësie.

Verdikti i sotëm i Venecias, është një verdikt drejtësie për Shqipërinë e sotme, të nesërme dhe gjithë vendeve anëtare të KiE.

#zeroshkelje #presidenti #kushtetuta

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here