Mazhoranca “mbron” gishtin e Ambasadorit!!!

0
147

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt, është shprehur i penduar për gishtin e ngritur nga protestuesve të Unazës tek Drejtoria e Policisë. Me anë të një statusi në twitter diplomati kërkon falje duke u shprehur se respekton protestat paqësore. Ndërsa për politikën duket se ky veprim i Borchardit lexohet ndryshe, pasi mazhoranca e mbron, ndërsa opozita e re parlamentare e kritikon si veprim të turpshëm.

Për këtë gjest publik kundrejt protestuesve të zonës së Astirit tek Drejtoria e  Policisë, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Boschardt, u kërkoi falje publikisht  shqiptarëve me anë të një statusi në Twitter.

I penduar për gishtin drejtuar të rinjve, ambasadori shkruan se respekton të drejtën për protesta paqësore.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht.”

Edhe këtë veprim të paprecedentë të një Ambasadori, politika e shikon në këndvështrime të ndryshme.

Foton me gishtin e mesit drejtuar protestuesve, deputetët socialistë e kanë parë si një reagim ndaj provokimeve të bëra nga ana e mbështetësve të demokratëve.

Taulant Balla: I bëj thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga sulmet e Ambasadorëve.

Ermonela Felaj: Nuk e paragjykoj dot sjelljen e askujt, as të Ambasadorit të përfshirë.Ajo foto nuk më tregon asgjë. Nuk mund të shndërrohemi në njerëz që zëmë me gurë këdo i cili nuk na përshtatet në interesat politike të ditës.

Por socialistët tërhiqen përballë pyetjes nëse deputetët do të bënin të njëjtin gjest.

Ermonela Felaj: Unë jam Ermonela Felaj, kam 10 vjet që jam deputete, pak më herët kam qenë prokurore, kështu që jam një person publik. Besoj se nuk do të na kishit lënë rehat nëse do të kishim…

Ndërsa deputetët e opozitës së re e shohin veprimin e ambasadorit Boschardt si të turpshëm.

Alban Zeneli: Një gjest shumë ofendues për çdo njeri, aq më shumë për ne si shqiptarë.Unë e dënoj atë akt.

Lefter Maliqi: Edhe për mua OSBE e ka mbaruar funksionin e vet në Shqipëri, nuk ka asnjë rol. Përkundrazi mban vetëm një anë politike.

Mbrëmjen e së dielës, shefi i zyrës së OSBE-së në Tiranë Berndt Borschardt u përball me një grup të rinjsh teksa po dilte nga hyrja e pallatit ku banon.

Protestuesit ishin mbledhur para Drejtorisë së Policisë me thirrjet “Rama ik! Rama ik!

Ndërsa njëri prej tyre ka thirrur “Shame on you”, ndërsa Ambasadori ka reaguar duke treguar gishtin e mesit, por pa kthyer kokën pas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here