“Presione të jashtëzakonshme”, Meta “leksion” Ramës: Shqipëria ka një lidership që nuk do të mbajë përgjegjësi!!!

0
113

Pas shprehjes së famshme ‘Me qetësi dhe dashuri’ që përdori dikur Ilir Meta si një ‘recetë’ për politikën në vend, presidenti në daljet e tij publike ndalet gjerësisht tek Kushtetuta dhe respektimi i ligjit.

Teksa ishte i ftuar në një bashkëbisedim me studentët ekselentë të UET ku u pyet se si e ruante qetësinë, Meta tha se në punën e tij si kryetar shteti ka presione të jashtëzakonshme. Ai pohoi se presionet ndodhin edhe për shkak të forcave të jashtme, që ndikojnë edhe politikën vendase, për prishje të imazhit të Shqipërisë.

“Politika është çdo gjë. Por është dhe eksperiencë dhe mbi të gjitha….eksperiencë. Sado të lexosh në diplomaci, eksperienca të mëson. Nëse arrijë të menaxhoj në disa momente, të jeni të sigurt se kam presione të jashtëzakonshme. Nuk është vetëm çështja e brendshme, kemi dhe presione të jashtme.

Kriza politike artificiale nuk është e thjesht, pasi ka dhe nxitje nga jashtë, që Shqipëria mos të duket mirë. Pasi kemi çështjen edhe të dialogut Kosovë-Serbi. Ka një presion të madh për të dobësuar dhe pozitat e Kosovës.

Detyra ime është që ta bëjë me përgjegjësi detyrën që kam. Ky është pozicioni më i rëndësishëm në jetën time. Këtu nuk lejohet gabimi. E kam thënë; Nuk jam në punë, që më kërcënojnë mua… ‘do të bëjmë këtë’, do të bëjmë atë’.

Unë jam në mision që t’i shërbejë vendit që të mos shkojë atje ku shtyhet nga forca të jashtme që përdorin edhe forca të brendshme që Shqipëria të jetë një rast i dështuar. Na nxjerrin si çuna problematik, që nuk duhet të jemi”, tha Meta.

Teksa risolli në vëmendje një shprehje të ish-kryeministrit spanjoll Filipe Gonzale se “e ardhmja nuk është ajo që ishte”, Meta tha se Shqipëria ka humbur shumë kohë sa i takon çështjes së integrimit drejt BE. Ai tha se nuk zgjidhet gjithçka me lobingje.


“Filipe Gonzales, kryeministër i Spanjës, tha një gjë të bukur; “e ardhmja nuk është ajo që ishte”. Nëse do ishim në vitin 2000 dhe të më thojë (i drejtohet analistit Ervis Iljazaj); Sikur Shqipëria të hyjë në 2015 në BE, a do të ishit i kënaqur? Unë do të hyja në grusht, pasi do të ishte shumë vonë. Kemi humbur shumë kohë. Ne si popull, si komb dallohemi. Ju keni orë, ne kemi kohën. Në vitin 2001-2002, ne kemi qenë me të njëjtin ritëm si Kroacia dhe shumë më para Serbisë dhe Malit të Zi. Tani ku jemi? Ata janë shumë përpara negociatave, ne po luftojmë për të marrë një autorizim. Pasi data nuk është e thjesht. Sepse duhet të përmbushim disa detyrime. Nuk është përgjegjësi e qytetarëve, pasi kanë treguar se janë pro europianë. Shoqëria jonë është shoqëri që funksionon në mënyrë europiane. Politika në nivelet e larta është toksike. Është zgjedhur shmangia e llogaridhënies. Këtu nxitja e këtij konflikti, kjo tymna, krizë artificiale e bën të pamundur. Në këtë drejtim është kjo situatë konfliktuale që na ka sjell këtu ku jemi që na krijuan ato probleme me 30 qershorin që i dimë. Dikush mund të thotë se; Pse na i vënë këto kushte Bundestagu? Ata kanë 3 vite që na i thonë këto gjëra. Europa ka disa standarde. Ka kritike politike, institucionale. Ne i kemi ditur këto gjëra, i ka ditur dhe kryeministri. Interesi politik afatshkurtër ka dominuar mbi një interes më të madh. Interes i gabuar që disa gjëra mund të zgjidhen me lobingje. Jo gjithçka zgjidhet me lobingje. Eurospekticizmi nuk është ndihmues. Sa ka kohë kanë ata të Bundestagut çështjen e hetimit të dosjeve të zgjedhjeve? Sa herë! Çështja e zgjedhjeve është themelore. Ne këtë problem kemi, si i interpretojmë. Shqipëria ka një problem, ka një lidership që nuk do të mbajë përgjegjësi. Nuk jemi në rregull me detyrat e shtëpisë. Vit pas viti janë mbartur nga viti në vit dhe ne i kemi shtyrë këto detyrime. Do të futësh hundët tek drejtësia. Do të bësh atë, do të bësh këtë, kjo nuk është rruga dhe humbet besimin që ata të shohin si partner të besueshëm e serioz”, u shpreh Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here