Ideja e korrigjimit të kufijve, Mal Berisha: Një fëmijë i vdekur në barkun e nënës që dëshiroi ta lindte

0
202

Diplomati i njohur, Mal Berisha, në një intervistë për Syri TV është shprehur i bindur se, ideja e korrigjimit është një plan i vdekur, që nuk mund të ringjallet.

“Për mua ideja e korrigjimit të kufijve ka qenë një fëmijë i vdekur në barkun e nënës që dëshiroi ta lindte. Nuk besoj se ka patur vullnet të qartë të SHBA për rikorrigjim të kufijve. Unë mendoj se, ndryshimi i kufijve të Kosovës është një plan i vdekur, që nuk mund të ringjallet”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, të dy fituesit e zgjedhjeve, si Albin Kurti ashtu edhe Vjosa Osmani, janë shprehur hapur kundër këtij plani.

“Vjosa Osmani ka lindur në Mitrovicë. Ajo është dëshmitari më i besueshëm i asaj që ka ndodhur në Kosovë. Ka provuar disa herë depërtimin dhe trysninë e tmerrshme ndaj familjes së saj para dhe gjatë luftës. Ka arsimin e duhur, unë kam besim tek ajo. Të dy kanë një platformë që nuk le shteg për dyshime. Prandaj dhe u votuan”, u shpreh në Syri TV, Mal Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here