Zjarri në zyrën e Anagnostit në Sarandë, brenda ndodheshin dhe dosjet e dy ish-noterëve të njohur

0
127

Në zyrën e Aleko Anagnostit ndodheshin dokumente të tre noterëve.

Balkan Web raporton se në zyrën e noterit, veç dokumenteve të tij ndodhej edhe gjithë dokumentacioni i ish-noterit Artan Lulaj, i cili më vonë ushtroi detyrën e Prokurorit në Tiranë, si dhe një pjesë e dokumentacionit të ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-Kryetarit të Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, në vitet 2003-2011.

Ermioni më herët ka qenë notere e shtetit dhe Anagnosti kishte në zyrë pikërisht arkivin e pjesës së noteres së shtetit.

Policia prej disa orësh po vazhdon këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar dëmet e shkaktuara, ndërkohë që njëkohësisht po kryen dhe sekuestrimin e zyrës me urdhër të Prokurorit.

Për shkak se noteri ndodhet në paraburgimin e Sarandës, në vendngjarje është paraqitur nëna e tij e moshuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here