Hasan Lika ka besim te Kukësi: Shënojmë gjithmonë jashtë fushe

0
194

Trajneri i Kukësit, Hasan Lika, pavarësisht zhgënjimit pas barazimit në shtëpi të ndeshjes së Ligës së Europës me Rudar, ka bindjen se ekipi i tij mund të fitojë në fushën kundërshtare dhe të sigurojë kualifikimin në turin tjetër.

“Jemi të përgatitur ta kalojmë këtë ndeshje. Duhet mbi të gjitha të shënojmë dhe ta ruajmë rezultatin për të përfituar nga dy nga tre rezultatet që kemi në dispozicionin tonë. Shanset janë të barabarta si për ne, si për kundërshtarin”, u shpreh ai për “SuperSport”.

Lika ka bindje se kjo mund të arrihet edhe për faktin se disa nga ndeshjet më të mira që ka zhvilluar Kukësi në arenën ndërkombëtare, kanë qenë në transfertë.

“Goli i pësuar mund të ndikojë psikologjikisht si për ne, si për kundërshtarin. Por e theksoj se kemi treguar në Kupat e Europës që gjithmonë kemi shënuar jashtë dhe do të vazhdojmë të ngulmojmë në këtë drejtim”.

Pengesa e vetme duket se janë temperaturat e larta në Shqipëri, që nuk i kanë mundësuar ekipit të stërvitet në kushte më optimale. “Vështirësitë qëndrojnë dhe me këto ditë të nxehta këtu në Tiranë. Shpresojmë që në Mal te Zi të jetë disi më freskët, mund të ndikojë pozitivisht”, theksoi trajneri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here