Dhunonin protestuesit, Vasili: Skandal! Prokuroria e kapur mbyll çështjen e xhupzinjve me pistoleta!

0
192

Deputeti i LSI-së Petrit Vasili kohë më parë ka paraqitur pranë Prokurorisë së Tiranës materiale ku shihen persona civil por që mbanin armë duke dhunuar protestuesit, në protestat e dhjetorit 2021.

Prokuroria e Tiranës kërkesën në fjalë e ka dërguar për kompetencë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës pasi siç pasqyrohet në vendim këto protesta po mbaheshin në segmentin rrugor Durrës-Tiranë.

Por kjo prokurori e ka mbyllur këtë çështje pasi sipas saj nga veprimet në tërësi të punonjësve të policisë së shtetit, që pasqyrohen nga pamjet filmike as nga punonjësit e policisë që janë të veshur civil dhe as nga punonjësit e policisë me uniformë policie, nuk konstatohen duke kryer veprime arbitrare të cilat prekin lirinë e shtetasve.

Por sipas Vasilit kjo dhunë e egër ka shqetësuar Parlamantin Europian, ndërsa Prokuroria shqiptare nuk heton dhe mbyll çështjen.

‘’Kjo dhunë e egër dhe e neveritshme ka bërë që Parlamenti Europian në Rezolutën e tij të 19 majit të shprehet me shumë shqetësim. Rikujton nevojën për të garantuar në mënyrë efektive të drejtën për lirinë e tubimit paqësor pa masa arbitrare ose diskriminuese dhe vë në dukje rëndësinë e adresimit të pretendimeve për sjellje të pahijshme të policisë dhe hetimin dhe ndjekjen penale të përdorimit joproporcional të forcës. Parlamenti Europian është në këmbë ndërsa Prokuroria në mënyrë të paturpshme nuk heton dhe mbyll çështjen’’ shkruan ndër të tjera Vasili.

Statusi i plotë i Petrit Vasili!

S K A N D A L I !

Prokuroria e kapur mbyll çështjën e xhupzinjve me pistoleta, që dhunonin protestuesit!(DOKUMENTI).

I kërkova zyrtarisht Prokurorisë së Përgjithshme kohë më parë, që të hetonte seriozisht për dhunën që persona të paidentifikuar civilë dhe pa asnjë shenjë dalluese ushtronin mbi protestuesit, gazetarët e rinjë dhe gra.

Dhuna e Policisë ndaj protestuesve shqetësoi Parlamentin Europian, por jo Prokurorinë e kapur!

Kjo dhunë e egër dhe e neveritshme ka bërë që Parlamenti Europian në Rezolutën e tij të 19 majit të shprehet me shumë shqetësim:

“Rikujton nevojën për të garantuar në mënyrë efektive të drejtën për lirinë e tubimit paqësor pa masa arbitrare ose diskriminuese dhe vë në dukje rëndësinë e adresimit të pretendimeve për sjellje të pahijshme të policisë dhe hetimin dhe ndjekjen penale të përdorimit joproporcional të forcës”.

Parlamenti Europian është në këmbë ndërsa Prokuroria në mënyrë të paturpshme nuk heton dhe mbyll çështjen.

Kjo dhunë e egër dhe e mirëmenduar është parë nga të gjithë shqiptarët.

Vete policia ndërsa xhupzinjtë dhunonin si kafshë protestuesit kishte merak që të mos evidentohej nga media dhe komandant policie u thoshin xhupzinjve: kujdes se ka kamera!

Këto fakte i evidentova në parlament kur thirra në seancë pyetjesh Ministrin e Brendshëm Çuçi, ku pamjet i pa dhe i dëgjoi i gjithë parlamenti.

 

Vura në dispozicion të Prokurorise edhe ato foto dhe ndonjë filmim të marrë nga mediat shqiptare dhe rrjetet sociale që munda të siguroj.

Këto ishin indicie të mjaftueshme që Prokuroria të hetonte në mënyrë të thelluar si dhe të siguronte shumë e shumë me tepër fakte, prova dhe dëshmi të tjera për të zbardhur çështjen e për të çuar fajtorët përpara drejtësisë.

Por Prokuroria në mënyrën më të turpshme mbylli çështjen dhe në mënyrë të pacipe nuk mori asnjë prove shtesë, fakt apo dëshmi të tjera duke u vënë në krah të dhunuesve dhe kundër qytetarëve të thjeshtë që u dhunuan nga horrat xhupzinjë.

Prokuroria ka arritur fundin.

I bëj thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shqyrtojnë menjëhere këtë qëndrim dhe sjellje në shkelje të plote të ligjit prej prokurorisë.

Reforma në drejtësi u bë për qytetarët, por me këta prokurorë që legjitimojnë horrllëkun shtetëror kjo është një reforme e rrënuar.

Me këtë vendim Prokuroria i ka dhunuar qytetarët njëlloj si xhupzinjët dhe është shndërruar në një pjesë përbërëse të horrllëkut shtetëror.

Kjo punë nuk ka për t’u mbyllur kurrë pa u bërë drejtësia që qytetarët kërkojnë dhe bashkë me xhupzinjtë do të shkrijnë para saj edhe prokurorët ortakë të tyre.

P.S. Shihni vendimin e mbylljes së çështjes kujtoni edhe fotot e videot e dhunës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here