“Kjo është një maskaradë”, Nesho “shuplakë” qeverisë: Mos hapja e negociatave, jo për faj të Europës

0
110

I ftuar në studion e lajmeve në TV Ora ditën e sotme  ish-diplomati,  Agim Nesho, shprehet se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut përsa i përket vendimit për negociatat është një problem me pasoja të mëdha.

Sipas Neshos, çelja e negociatave do të ishte në interes të Shqipërisë për tejkalimin e krizës. Ish-ambasadori shqiptar nuk ka nguruar të fajsojë qeverinë dhe kryeministrin, duke u shprehur se mospranimi në BE nuk është problematikë e brendshme e unionit, por e Shqipërisë që s’ka arritur standartet.

“Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia ka pasoja. Së pari, ne kërkojmë një dritë jeshile nga BE për negociatat sepse të gjitha krizat demokratike që ka Shqipëria mund të kalojnë më thjesht nëse jemi në ombrellën europiane. Reagimi i Ramës, se është faji i Europës dhe problemeve të saj të brendshme nëse nuk antarësohem nuk është e vërtet. Kjo është një propagandë ashtu sikurse çdo gjë tjetër në të cilën bazohet ky pushtet. Faji është i yni, kemi shumë probleme.

Megjithatë,  fajet nuk janë vetëm të Shqipërisë, por edhe të europës e cila kërkonë vetëm ruajtjen e stabilitetit.

Kjo është një maskaradë edhe e një qeverie të papërgjegjshme,e cila vendosi të hapte shampanjën para kohe, në vend që të merrte masa.

Ndarja nga Maqedonia e Veriut është një problem i madh dhe ka pasoja për ne. Ne duhet të bëhemi më të përgjegjshëm. Zgjidhja politike  na është dhënë tashmë nga Europa.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here