Nikolla i hoqi fjalën/ Çfarë nuk u dëgjua nga akuzat e Berishës: Rama, 2-metrosh shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantët në Paris! Hajdut ordiner, pyesni dhe Nanon

0
239

Ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën në Kuvend për të replikuar me kreun e qeverisë Edi Rama, por kryeparlamentarja Lindita Nikolla i mbylli mikrofonin.

Megjithatë Panorama.al ka siguruar një video nga brenda sallës ku dëgjohet Berisha i cili akuzon Ramën se në fillimet e tij në Paris shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantët.

“Kur ky hallasi dy metra i gjatë shiste ikona të vjedhura, Kosova mbulohej me gjakun e fëmijëve të saj. Është si është, shiste ikona të vjedhura në Paris.

Mbahej me ikona të vjedhura, Në Sarajet e Surrelit ka ikonat e vjedhura. Shkoni dhe pyesni Fatos Nanon. Kur ku dy metroshi është si është. Mund të them shumë fjalë të tjera por nuk dua. Kur djemtë e Kosovës derdhnin gjak ti shisje ikona të vjedhura dhe spiunoje emigrantët në Paris.

Kur PD shpallte një qëndrim dhe mbështeste UÇK ti spiunoje dhe shisje ikona të vjedhura në Paris. Ti përsëri mbetesh një hajdut ordiner që e nise jetën tënde duke shitur ikona të vjedhura”, tha Berisha.

Rama u përgjigj teksa Berisha largohej. “Je i vetmi hajdut i çertifikuar”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here