Kryeministri nuk ngurron të mburret: E di që jam i aftë të jem shumë sarkazmatik!

0
137

Teksa e cilësoi deputetin demokrat si një ‘budalla krenar’, Rama u shpreh i bindur që asnjëherë nuk do i kthehej një kundërshtari ’rrugaçërisht’. Kreu i Qeverisë theksoi se kundërshtarët e tij nuk arrinë dot të mbajnë nivelin e debatit.

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Real Story” i është rikthyer edhe një herë incidentit të sotëm në Kuvend ku deputeti demokrat Edi Paloka e spërkati me bojë.

“Ky është problemi i atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë nivelin debatit, ku gjuha kocka thyen kocka nuk han dhe nuk bën pis gjithë dynjanë”, u shpreh Rama.

“Për shkak të ofendimit të bërë mikut të ardhur nga Shkupi, u ndjeva i detyruar të hyja për të kërkuar një ndjesë pa dashur të provokoj askënd përtej budallikut krenar. Siç thotë një i mençur nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa budallallëku i vetëdijshëm që shfaqet kastile.

Unë asnjëherë nuk kam pranuar klishenë sesi duhet të jetë kryeministri. E di që jam i aftë të jem shumë sarkitistik, unë asnjëher nuk kriminalizoj nuk shaj rrugaçërisht kundërshtarët. Ky është problemi i atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë nivelin debatit, ku gjuha kocka thyen kocka nuk han dhe nuk bën pis gjithë dynjanë. Shqipëria është bërë agresive për t’u shfryer në Facebook”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here