EMRI-FOTO/ Sherr në shkollë… ndërron jetë 13-vjeçari, përplas kokën në çimento!!!

0
193

Një zënkë në shkollë, një grusht dhe më pas drama. Diego gjeti vdekjen në moshën 13-vjeçare, pasi përplasi kokën pas një blloku çimentoje, teksa u rrah nga dy shokë të tij të shkollës bashkëmoshatarë me të.

Është kjo ngjarja e rëndë që ndodhi në 16 shtator, në Moreno Valley Landmark Middle School, të California, SHBA.

Shokët e klasës pranuan se Diego prej kohësh ishte viktimë e talljeve në shkollë dhe në rrjetet sociale, fenomen që njihet ndryshe si bullizëm.
Sulmi u filma me celularë nga disa nxënës dhe nëpërmjet videos policia arriti që të identifikojë autorët e rrahjes.
Pamjet tregojnë se si i mituri u godit në fytyrë nga një nxënës dhe më pas u qëllua me grushte në një tjetër. Goditja e dytë bëri që të përfundojë përtokë.

Pavarësisht dërgimit në spital dhe qëndrimit për disa ditë në koma, të martën mbrëma ai u deklarua i vdekur për shkak të dëmtimeve të pësuara.

Para vdekjes së tij, dy autorët e rrahjes u akuzuan për plagosje të rëndë, ndërsa tashmë akuza ndaj tyre mund të rëndohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here