Plas në Parlament, Berisha-Spiropalit: Një pronë në Fier është bërë private nga vjehrri pensionist i Elisës. Ministrja kërkon ndihmën e SPAK

0
265

Nga Kuvendi, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se vjehrri i Elisa Spiropalit ka marrë një pronë në një fshat të Fierit me ndihmën e saj.

Ai tha se tashmë fëmijët ndërrohet jashtë në të ftohtë, pasi vendin ku ata ndërroheshin në ambientet e fushës së futbollit e ka marrë vjehrri i Spiropalit.

Berisha: Zonja u gozhdua tek pensionistët, por nuk mund të mohohet se ka një dhembshuri patologjike për një pensionist në Shqipëri. Një qytetar denoncon se në fshatin Frakull ekziston një fushë futbolli, që ka dy vite që është bërë private aty ju zhvishen fëmijët, të cilët tashmë ndërrohen në akull.

Një pronë në Fier është bërë private nga vjehrri pensionist i Elisa Spiropalit. Dhembshuria për pensionistët konkretizohet në mënyrë të shkëlqyer, i nxjerr fëmijët në akull dhe vjehrri lumturohet me pronë. Atij i është dhënë prona me ndërhyrjen e Elisës te kryebashkiaku Subashi.

Ne pergjigje Spiropali, pohoi:  Kur flet për fushat ka kompleksin Partizani se ia dha me gjithë toka familjarëve, pas një kujdes për ligjin dhe procedurat, apo për fytyrën e tij.

Këtij SPAK-ut nuk i vjen kjo zhurmë dhe nuk e di se janë gllabëruar fusha dhe toka, nga dhëndri dhe sorollopi i tij. Shpresoj se t’i dëgjoj bashkë me ato klithmat e të vrarëve që ka aty.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here