Zëdhënësja e PD Ina Zhupa e cilëson një shkelje flagrante të ligjit, letrën e personalizuar të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për nxënësit që mësojnë në Tiranë. Në një status në “Facebook”, Zhupa shkruan se Veliaj po indoktrinon fëmijët me arritjet e tij imagjinare.
Sipas saj, të çosh fëmijët në shkollë dhe të mësojnë për “arritjet” e Veliajt, kjo është çmenduri.
Postimi i plotë:
Letra e Veliajt që mban në dorë mësuesja dhe që iu është dhënë në çdo shkollë të Tiranës fëmijëve përmban propagandë politike ku liston sukseset imagjinare të Veliajt, Piramida e re, maratona e Tiranës etj.
Të çosh fëmijët në shkollë dhe të mësojnë për “arritjet” e Veliajt, kjo është çmenduri! Arritjet e partisë dhe shokut Enver mësoheshin me zell në shkollat shqiptare gjatë komunizmit. Të degradosh në këtë pikë në vitin 2019, është ditë e zezë për edukimin dhe për demokracinë.