Genc Pollo: Basha refuzoi të njohë vendimet e Kuvendit, nesër godina iu kthehet demokratëve

0
101

Ish-nënkryetari i PD-së Genc Pollo, në intervistë në emisionin Ora 19:00 në Syri Tv me moderatoren Juli Krisafi, foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Pollo thekson se Basha refuzoi të njohë vendimet e Kuvendit, duke shtuar se nësër godina do iu kthehet demokratëve.

“Basha refuzoi të njihte vendimet e Kuvendit. Këtij vendi i duhet opozitë e fuqishme që të ndryshojë edhe qeveria. Do jem pjesë e protestës së demokratëve nesër. Nesër godina iu kthehet demokratëve. Vendi nuk kishte opozitë me Bashën në krye të PD. Unë besoj se godina do i kthehet demokratëve pa ndonjë dramë.

PPE i ka kërkuar Bashës të reflektojë dhe ai refuzoi. Fakti që nuk jep dorëheqjen Basha është irracionale, ndoshta shikon interesa të caktuara apo vepron me idenë që të kapë çfarë të kapë, por ai duhet të kishte ikur më datë 26. U desh puna që të vonoheshim disa muaj, por nesër godina e PD do jetë në duart e demokratëve. Deputetët e PD janë duke ikur nga Lulzim Basha”, deklaroi Pollo.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here