Arrestohet në flagrancë polici i burgut të Vlorës, tentoi të fuste pajisje të ndaluar

0
131

Një polic i burgut të Vlorës është arrestuar pasi ka tentuar të fusë në burg një pincë në të cilën ishte bashkangjitur dhe një minikacavidë.

Kontrolli nga skaneri para marrjes së detyrës zbuloi mjetin e ndaluar që Hysni Nimet Mustafarai kishte fshehur në trup për ta futur në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale (IEVP) Vlorë, më 2 mars 2018.

Mustafaraj kishte detyrën e punonjësit të policisë i rolit bazë në grupin e sigurisë dhe shoqërimit në këtë burg.

“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nëpërmjet skanerit, përpara marrjes së shërbimit, iu gjet: Një pajisje metalike e kromuar, në të cilën ndodhen të integruara një pincë me gjatësi rreth 6 cm e përbërë dhe një mini kaçavidë, tip kryq, me gjatësi 3.5 cm” informon Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë 

Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here