Gafa spektakolare e Besa Shahinit për shkollat/ Reagon aktivisti: Zonja ministre…???

0
114

Aktivisti Aulon Kalaja ka komentuar një deklaratë të bërë nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini në lidhje me infrastrukturën në shkolla, kur tha se qeveria nuk mund të investojë aty ku ka më pak se 7 nxënës, pasi vitin e ardhshëm do të mbyllen.

Sipas Kalasë, gafa e ministres mbase nuk ishte rastësore duke adresuar edhe një pyetje ndaj saj ku thotë: “Ku e di ti zonja ministre qe vitin tjeter nuk do te kete me nxenes, apo duke pasur parasysh se kete vit ne bankat e shkolles ishin 100.000 nxenes me pak, ju me ane te progresionit aritmetik dhe duke pasur parasysh keto ritme, parashikoni se vitin tjeter do te kete edhe me pak nxenes se kete vit?!”, tha Kalaja në Fax News.

“Gafa epike e Ministres se Arsimit kur deklaroi se, qeveria shqiptare nuk mund te investoje ne shkollat me 7 nxenes, pasi ato nuk do te jene me vitin e ardhshem, ndoshta nuk ishte krejt rastesi. Ku e di ti zonja ministre qe vitin tjeter nuk do te kete me nxenes, apo duke pasur parasysh se kete vit ne bankat e shkolles ishin 100.000 nxenes me pak, ju me ane te progresionit aritmetik dhe duke pasur parasysh keto ritme, parashikoni se vitin tjeter do te kete edhe me pak nxenes se kete vit?! Zonja ministre sa shkolla u mbyllen ne 2019? Dhe a ka nje plan per shpopullimin e Shqiperise? Dhe mos harroni se kur thoni se qeveria shqiptare nuk investon ne shkollat me pak nxenes, nuk jane parate e buxhetit tuaj, por jane parate e buxhetit te shqiptareve, qe vijne nga taksat tona. Kur do te mare fund kjo qasje juaj dhe e shefit tuaj ndaj parase publike?!”, tha aktivisti.

Kujtojmë se ministrja e Arsimit, Besa Shahini doli dje në një konferencë për shtyp, për të renditur sukseset që qeveria pretendon që ka arritur në fushën e arsimit. Gjatë kësaj konference, ministrja bëri dhe një gafë spektakolare.

Për të justifikuar mungesën e investimeve në shkollat e zonave rurale, Shahini u shpreh e sigurt në fjalët e saj se “se ato shkolla, kanë nga 15, 10, apo 7 nxënës në total, një rënie të vazhdueshme të nxënësve dhe do të ishte papërgjegjësi shumë e madhe financiare nga ana jonë, që të investojmë në shkolla që së shpejti nuk do të kenë asnjë nxënës

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here