Tenton të shpëtojë një qen nga keqtrajtimi, dhunohet turisti rus në Vlorë

0
123

Tentoi të shpëtojë një qen që po keqtrajtohej nga dy të rinj, rrihet turisti rus. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Vlorë, atje ku turisti rus kishte vendosur të kalonte pushimet.

Sergey Dzampula, mësohet se është turisti rus i dhunuar nga dy të rinjtë, pasi ka ndërhyrë për të shpëtuar një qen që po keqtrajtohej prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë.

Turisti rus ka ndërhyrë, pa e ditur që do të bëhej preh e dhunës së dy banorëve të zonës.

Ai i ka kërkuar të rinjve që të mos e dhunonin kafshën, ndërsa ata fillimisht kanë tentuar t’i marrin telefonin dhe më pas e kanë goditur, duke i shkaktuar dëme të shumta në trup, veçanërisht në krah.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here