Shokon aktori i njohur: Infarkti më ka ndryshuar jetën, nuk jam më heroi

0
95

Aktori Antonio Banderas ka bërë një rrëfim të sinqertë për veten e vet gjatë premierës së filmit ‘Panama Papers’ këtë të hënë në Toronto të Kanadasë.
Ai ka zbuluar edhe vendimin për t’u kthyer në Malaga të Spanjës ku ka blerë teatrin Soho Caixabank, i cili që nga 14 nëntori do të jetë i hapur.

“Kuptova që Hollywood nuk bën për mua dhe gjeta mënyrën më romantike për të përdorur kursimet. Kur erdha në SHBA më thanë, ‘Dorëzohu, do të japin vetëm role të personazheve negativ’. Gaboheshin aq shumë dhe koha tregoi se iu solla fat edhe aktoreve të tjera si Salma Hayek dhe Catherine Zeta-Jones, që të dyja të ftuara në Malaga për t’iu folur të rinjve se çfarë është realisht show-business. Teatri është dashuria e jetës sime, është si një femër që e ke lënë pas dore dhe duhet ti përgjigjesh”, tha ai.

Lidhur me vendimin për tu kthyer në vendin e origjinës tregon se pas infarktit ku iu vendosën tre stenda, një infermiere i kishte thënë: “Shumë shpejtë do të ndihesh i trishtuar dhe do të bëhesh më emocional” mendova se do të bija në depresion pikërisht pasi shpëtova jetën. Imazhi hollywoodian i heroit në aksion nuk jam unë. Tani preferoj historitë intime europiane, në mënyrë që të mos ndihem si zhongler i terrorizuar nga ideja se mos më bien pjatat për tokë”.

Aktori ka thënë se nuk do të ndaloj kurrë së punuari. “Punoj pa pushim dhe e dua atë që bëj, që nga moda, fotografia dhe muzika. Arti më bën të ndihem i gjallë”./Gazeta Liberale

 

antonio-banderasantonio-banderasantonio_banderasABScaramanga34af44859b7ba083db900ac990e35204--long-hairstyles-for-men-black-hairstylesantonio-banderas-t

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here