Gjestet e këtyre maturantëve nga Kukësi do ju bëjnë të qani për humbjen e shoqes

0
176

Një vajzë e re nga Kukësi u nda nga jeta pak ditë para se së bashku me miqtë e saj të festonin mbrëmjen e maturës, pas 3 viteve në gjimnaz së bashku.

Për shokët dhe shoqet e Erlinda Asllanit, ky ishte një lajm i hidhur, e për të treguar se Lida është pranë tyre, ata kanë bërë një gjest të veçantë në ceremoninë e mbrëmjes së maturës. Maturantët e gjimnazit “Havzi Nela” në Kukës kanë dashur ta ndjejnë prezencën e Lidës në këtë ditë që do të ishte mjaft domethënëse për të, ku kanë parakaluar me foton e saj në duar. Ndërkohë në dy targat e një makine ata kishin shkruar “Ti je këtu Lida”.

Kjo maturë ka qenë mjaft e veçantë jo vetëm për nga ky gjest, por edhe nga veshja dhe mjetet që të rinjtë kishin zgjedhur për të shkuar në mbrëmje. Një maturant është veshur si sheik, ndërsa një tjetër ka ardhur në mbrëmjen e maturës me traktor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here