Këngëtarja e nxjerr zbuluar Alketa Vejsiun: U habita kur e dëgjova, e kishte për veten e saj ndoshta…

0
157

Sara Bajraktari është këngëtarja e re në moshë, por shumë e talentuar që fitoi çmimin e tretë në “Festivalin e Këngës”. Kur Alketa prezantoi këngën e Sarës u shpreh: “Sara Bajraktari do të këndojë sonte për Ajrin që i mungon. Po të futemi nën lëkurën e një fëmije që jeton në dramën e dy prindërve të ndarë, mund të dëgjojmë këtë britmë artistike që thotë: Nuk kam ajër”.

Mirëpo e ftuar sot në “Rreze dielli”, Sara ka sqaruar se kjo histori nuk është e vërtetë pasi prindërit e saj nuk janë ndarë.

“Prindërit e mi nuk janë të divorcuar. Kënga është vullnet i lirë, ajo këngë mund të merret edhe si këngë dashurie, për motrën, për vëllain. Prezantuesja e perceptoi në atë mënyrë, u duk sikur e kishte për mua, por e kishte për veten e saj ndoshta. Unë ngela e habitur, thashë “kur u divorcuan” jam habitur nga kjo gjë”, u shpreh Sara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here