Ermal Fejzullahu gjithmonë ka treguar se është një baba i kujdesshëm, madje dhe një bashkëshort mjaft i denjë.
Herë pas here bashkëshortja e tij ka ndarë me publikun dhuratat e shtrenjta që Ermali kujdeset t’ja bëjë shpesh-herë duke e bërë atë të lumtur.
Së fundmi, Ariana ka ndarë në Instastory një fotografi ku shihet surpriza e radhës nga ana e Ermalit, e cila është një orë e markës “Rolex’, që kushton më shumë se 10,000 euro.
“Faleminderit burri”– ka shkruar ajo krahas postimit.