Paralajmërimi i historianit/ Çfarë pritet të ndodh në datën 22-26 shtator???

0
140

Historiani Arben Llalla ka paralajmëruar se në datën 22-26 shtator trupat speciale greke do të zbarokojnë në Shqipëri.

Me anë të një statusi në Facebook, Llalla shkruan se rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke kërkuar aneksimin e jugut të vendit me pretendimin se kërkontë të drejtat e minoritetit.

“Ja edhe trupat speciale të Greqisë së batalionit të Janinës duke provokuar Shqipërinë më luftë për të çliruar Veriu e Epirit sepse ajo qenka tokë greke. Më 22-26 shtator rreth 100 anëtarë të shoqatës së ushtarakëve dhe policëve të Greqisë do vijnë në jugun e Shqipërisë duke bërtitur për aneksimin e jugut, duke kërkuar të drejtat e ‘300 mijë’, grekëve në Shqipëri të cilët sipas tyre s’kanë shkolla, s’kanë kishën e tyre, etj. Do shkojnë në Bularat e do çirren ‘Kacifas je gjallë ne do luftojmë për të marë hak kundër RENEAS’. Çështja është çfarë do bëjnë strukturat shtetërore të Shqipërisë? Asgjë, do bëjnë sehir, ushtria jonë është inekzistence, policia do hapi dyert e doganës ndërsa SHISH do merret me izolimin e shqiptarëve patriotë, atyre që u dhimbset toka arbërore. Këta 100 ushtarak e policë grekë që do vijnë me rroba civile që hyjnë nga kufiri i Konispolit për të vazhduar në Përmet, Këlcyrë e përfunduar në Sarandë tek taverna me muzikë greke…”, shkruan ai.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ngjarje që solli përplasje diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here