Fuga: E vështirë gjendja…

0
100

E vështirë gjendja:

Nga Artan Fuga

Unë u them deputetëve që në akademinë e shkencave ka batërdi financiare disavjeçare, dhe asnjeri prej tyre nuk lëviz.

Unë kërkoj në media prej tre vitesh që të vijë një kontroll nga shteti për të parë ku është bërë batërdia, dhe askush nuk vjen ose edhe kur vjen sheh ato që nuk thonë gjë.

Unë kërkoj komision hetimor për funksionimin e brendshëm në akademinë e shkencave, se është bërë batërdia financiare, dhe askush nuk merr mundimin të pyesi ore e ka një arësye ku njeri që ka vite që bërtet : Hajdeni na kontrolloni!

Në vend të kësaj e ridërgojnë përsëri ligjin në Kuvend, për ta mbrojtur po ata njerëz që e kanë degraduar akademinë e shkencave, po ata që kanë bërë ligjin dhe uzurpuar në kundërshtim me ligjet në fuqi edhe kryesinë e akademisë së shkencave.

Unë kërkoj zbatimin e ligjeve por nuk kuptoj se çfarë ndodh!

Kur flitet pêr reformën në drejtësi, për bashkëqeverisje me qytetarin, kur flitet për reforma, kur flitet për këtë apo atë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here