Studentët bllokojnë nga brenda Fakultetin e Shkencave Sociale, ja çfarë po ndodh…

0
118

Ditën e sotme studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë kanë zhvilluar një takim brenda ambienteve të fakultetit nga ku kanë marrë edhe vendimin se si do të procedojnë në vijim.

Tashmë studentët e kanë një vendim, i cili sjell edhe një formë të re proteste, ata do të bojkotojnë mësimin duke banuar fakultetin.

Çka do të thotë se nuk do të zhvillohet mësim, por studentët do të rrinë brenda ambienteve të FSHS-së duke diskutuar me njëri-tjetrin, duke parë dokumentarë dhe filma, duke diskutuar libra e kështu me radhë aktivitete të tilla.

Ata shprehen se vendimi i tyre erdhi pasi shumica votoi për këtë formë bojkoti, por nuk dihet se sa do të vazhdojë.

Sipas tyre kjo është një formë më e madhe presioni për qeverinë.

Ndoshta kjo formë e re proteste është edhe më e favorshme nëse nisemi nga kushtet atmosferike të ditëve të fundit.

 
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here