“Shpirti po me digjet me të pa…” Stresi fjalë prekëse për Kejsin

0
196

Ndarja e reperit Stresi nga e fejuara e tij Kejsi bëri bujë të madhe në mediat rozë ashtu si edhe bërja publike e lidhjes së tyre në fillim.

Megjithatë ata vazhdojnë t’i çojnë mesazhe të koduara njëri-tjetrit në Instatsory, i fundit që ka shprehur të gjitha ndjenjat e tij ka qenë vetë Stresi.

Ai ka publikuar një pjesë nga kënga e Elvana Gjatës, ku dëgjohet refreni që i drejtohet me siguri të dashurës së tij dhe në një farë mënyrë kërkon t’i thotë se e ka marrë malli ta shohë dhe se shpirti po i digjet.

“Shpirti po më digjet me të parë, se shumë vështirë e kam me të fal, sytë që s’po të shohin janë tharë, se jemi ndarë, se jemi ndarë.”

Kejsi ndodhet në Kanada, shumë larg reperit, që kur ata vendosën të ndaheshin. Nuk dihet nëse ajo do të ketë ndonjë reagim pas mesazhit të Stresit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here