Bardhi replikë Ramës: Nxirr Agaçin për Xibrakën, ai ka eksperiencë me trafikantët

0
29

Pasi kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gamzent Bardhi për nisjen e hetimit të SPAK për rastin e Xibrakës dhe implikimin e Olsi Ramës në këtë çështje, ka ardhur edhe replika e Bardhit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka thumbuar kryeministrin, teksa shkruan se duhet të nxjerrë Sekretarin e Kryeministrisë Ëngjëll Agaçin, pasi sipas tij, ka eksperiencë me çështjet e trafikantëve të drogës.

Ndërsa më tej ai i drejtohet me pyetjen Ramës: “ÇFARË E LIDH OLSIN ME MAKINËN AA 653 DM?”.

Kur piktori bën si jurist!

Vëllai i madh i Olsit paska marrë avokat shumë të dobët! Megjithatë lajm i mirë shumë që ka marrë avokat!  Për këto çështjet e trafikantëve të drogës do t’i këshilloja ER të nxirrte Ë.Agaçin të flasë se ka eksperiencë në avokatinë e tyre.

E ka bërë lëmsh dhe s’di çfarë shkruan, por në një pikë duket dora e tij: aty ku i jep urdhra SPAK-ut. Gabim i rëndë që, zakonisht, e bën sa herë ka një hall. Halli i ri i Ramës mban numrin 88, dosja e rinisjes së hetimeve nga SPAK për Olsi Ramën dhe kokainën e Xibrakës.

Derisa ta thërresë SPAK-u për shpjegime, mund t’u kursejë shqiptarëve kohë dhe t’u thotë me fjalë piktori:

ÇFARË E LIDH OLSIN ME MAKINËN AA 653 DM?”, shkruan Bardhi në Twitter.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here