Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur shqiptar…

0
131

Ka ndërruar jetë të premte në moshën 80-vjeçare, ish-futbollisti dhe ish-trajneri i mirënjohur Fahrudin Jusufi.

Në vitin 1987-1988 ka qenë trajner i Partizanit të Beogradit, kur edhe kishte lojtar legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Mediat serbe raportojnë për Jusufin si emër i madh, por nuk përmendin faktin se ka prejardhje nga Dragashi i Kosovës. As ‘Sportski Zurnal’, as ‘Novosti’, as ‘Informer’, as ‘Kurir’ e as media të tjera, madje as faqja e Partizanit nuk e përmenden prejardhjen e tij. Një fakt interesant është se, ai asnjëherë nuk ka folur për çështje politike.

Fahrudin Jusufi ka luajtur në rolin e mbrojtësit me Dornbirn në Austri, Germania Wiesbade dhe Eintracht Frankfurt në Gjermani, si dhe me Partizanin e Beogradit, ku kujtohet si një legjendë e klubit. Me Partizanin, ai ngriti katër herë kupën e kampionit të Jugosllavisë, në sezonet 1960/61, 1961/62, 1962/63 dhe 1964/65.

Jusufi ka luajtur me Kombëtaren Jugosllave 55 ndeshje dhe mori pjesë në Kupën e Botës 1962, Kampionatin Evropian 1960, ku fitoi një medalje argjendi dhe Lojërat Olimpike të vitit 1960 ku fitoi një medalje të artë.

Si trajner ai ka stërvitur skuadrat e Schalke 04, SG Wattenscheid 09, 1860 Munich dhe Partizanin e Beogradit.

Klubi i Partizanit ka shprehur ngushëllime për humbjen e Fahrudin Jusufit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here