Dita e emigracionit/ PD: “Shqipëria është kthyer vend i azilkërkuesve”. Rama prodhon vetëm eksod

0
101

P

 

 

Qeveria ditë më parë ka përmendur se emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, do të regjistrohen në Shqipëri. Mbetet ende një plagë e shoqërisë sonë, largimi i emigrantëve apo dhe i refugjatëve, sidomos vitet e fundit.  Sot PD-ja në një deklaratë për mediat, në ditën e emigracionit, ka reaguar duke shprehur se: “Shqipëria është kthyer vend i azilkërkuesve. Mbi 100 mijë bashkëqytetarë kanë lënë vendin për të kërkuar shpëtim në Gjermani, dhe në vendet e tjera të BE,  e po ashtu dhe 200 mijë te tjerë kanë aplikuar për të ikur në SHBA, të shtyrë nga keqqeverisja, korrupsioni dhe krimi i Edi Ramës që ka çuar vendin në  humnerë”. Departamenti i Emigracionit dhe Diasporës, në selinë Demokratike ka ngritur zërin duke akuzuar dhe duke kërkuar rrëzimin e qeverisë.

Departamenti i Emigracionit ka akuzuar me tona të ashpra Kryeministrin Rama për mos mbajtjen e një qëndrimi dhe të një detyrimi ligjor, ku me anën e statistikave zyrtare do të raportojë gjendjen e emigrantëve të larguar. Sipas Bardh Spahia, kreu i këtij departamenti është shprehur se: “Ky është eksod masiv dhe jo të manipulojë publikun kombëtar e ndërkombëtar, se shqiptarët që braktisin vendin i përkasin emigrantëve të Greqisë dhe Italisë. Ka vetëm një të vërtetë për eksodin dhe azilkërkuesit dhe, ajo është skamja dhe dëshpërimi që ka mbjellë kjo qeveri dhe kjo mazhorancë e krimit”.

Problem tjetër për emigrantët, është rinia e cila sipas konstatimit të z. Spahiu, të rinjtë shqiptarë me energji pune, nuk shohin shpresë për jetë normale në atdhe. Ai  bën thirrje për largimin e qeverisë dhe hapjen e rrugës për një qeverisje të re që sjell shpresë, besim, mundësi për punë e zhvillim për secilin në vendin tonë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency