Putin kërcënon: Do të ndërtojmë raketa bërthamore

0
105

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se Moska do të detyrohet të zhvillojë raketa bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi me bazë në tokë, nëse Shtetet e Bashkuara fillojnë ta bëjnë këtë pas shfuqizimit të traktatit historik për kontrollin e armëve.

Të premten, Shtetet e Bashkuara dolën zyrtarisht nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, pas arritjes në përfundimin se Moska po e shkelte traktatin dhe kishte stacionuar tashmë të paktën një lloj rakete të ndaluar, një akuzë që Kremlini e mohon.

Edhe NATO fajësoi Rusinë për shkelje të traktatit të 1987-ës duke ndërtuar sisteme raketore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here