Odise Roshi rikthehet te goli

0
116

Odise Roshi ka gjetur më në fund golin në kampionatin rus. Mesfushori shqiptar ishte protagonisti absolut në fitoren që Akhmat Grozni arriti 2-1 ndaj Orenburg.

Ky ishte suksesi i parë pas dy humbjesh radhazi për Akhmat Grozni, qe pozicionohet në vendin e 9 me 6 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve të para në kampionat.

Roshi e nisi ndeshjen nga stoli, po i mjaftuan 24’ minuta për të gjetur rrugën e rrjetës. Kur rezultati ishte 1-1 fieraku shfrytëzoi krosimin e Kharin nga një goditje e lirë dhe me kokë mposhti portierin kundërshtar që nuk arriti të neutralizoj gjuajtjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here