Myftaraj ngre dyshimet: Kryetarja bullgare e gjykatës ne Hagë i thërret Ramushin me shokë si shenjestra antiruse

0
98

Nga Kastiot Myftaraj

Kryetare e Gjykatës Speciale të Kosovës është bullgarja Ekaterina Trendafilova. Kjo i dërgon ftesat në emër të kësaj gjykate. Në stërvitjen ushtarake të NATO-s, të emërtuar Noble Jump 17, që u mbajt në Rumani, në 2017, me pjesëmarrjen e njëmbëdhjetë vendeve të aleancës atlantike, duke përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë dhe SHBA, ndodhi një incident domethënës.
Ushtarakët bullgarë kundërshtuan të kryejnë qitjen me armë në shënjestra, për shkak se shënjestrat ku duhej gjuajtur kishin simbolikë ruse. Përfaqësuesi bullgar në komandën e stërvitjes u shpjegoi kolegëve amerikanë dhe të tjerëve, në anglishte të qartë: “Russian identification marks have been placed on the targets, and they won’t shoot at Russians!”
Kur u kthyen në vendin e tyre, Ushtarakët bullgarë nuk morën asnjë ndëshkim për këtë sjellje të tyre, madje si gjysmëzyrtarisht u përgëzuan, sipas medias bullgare. Askush nuk i qortoi për sjelljen e tyre.
Nuk duhet habitur për këtë kur dihen lidhjet e forta historike mes dy kombeve sllavo-ortodokse.
Ajo që të habit është që NATO, roli i së cilës në Europë është bërë detyrimisht gjithmonë e më tepër antirus, ngulmon të mbështetet te Bullgaria.
A mos Zonja Trendafilova i shikon Ramush Haradinajn dhe komandantët e tjerë të UÇK-s të thirrur nga Gjykata Speciale si shënjestra antiruse, që duhen asgjësuar me armën që ajo ka në dorë, vendimet gjyqësore?/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here