Sekretari i përgjithshëm i PD ja plas kryeprokurores: Je provuar si zyrtari publik qe vepron për llogari te pushtetit

0
84

Në letrën drejtuar Markut, Bardhi e identifikon atë si një mekanizëm frike që përdoret nga pushteti kundër prokurorëve për të mos hetuar krimet zgjedhore dhe krimet e tjera të qeverisë Rama.

“Ju, jeni provuar në mënyrë të vijueshme, si zyrtari publik që, për llogari të pushtetit të shefit tuaj politik, Edi Rama, ushtroni presion të paligjshëm nëpërmjet transferimeve të paligjshme, vlerësimeve negative profesionale për efekt të vettingut, inspektimeve disiplinore etj. në mënyrë që prokurorët t’i binden urdhrave dhe porosive të paligjshme”.

Në letrën dërguar për dijeni edhe shefes së Misionit të ODIHR-it, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nxit PPP Arta Marku t’i shërbejë interesit publik dhe axhendës europiane të vendit përpara axhendës së saj personale, duke I dhënë fund pandëshkueshmërisë së atyre që kanë shkatërruar zgjedhjet.

“Është koha që ambicia juaj për t’u emëruar Prokurore e Përgjithshme me ndihmën e Edi Ramës të mos pengojë hetimin e krimeve zgjedhore të partisë në pushtet, të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës dhe të krimit të organizuar me lidhje qeveritare”– mbyllet letra e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmet Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here