Si grabitësit e furgonave në vitin 1997!!! Spahiu – Ramës: Kam frikë se do t’i drejtohesh Bankës së Shqipërisë, do të printosh lekë, se s’ke rrugë tjetër!

0
83

Nga Përparim Spahiu.

Kërcënimi i Kryeministrit bizneseve, të vegjëlve, normal, m’u duk si grabitësit e furgonave në vitin 1997. Evazion, evazion, evazion – Burg, burg, burg.

A thua se anijen me sheqer e miell e sjell ai i kioskës, a thua se kamionat me cigare i sjell ai që shet në rrugë, a thua se anijet me naftë i sjell ai shpërndarësi te kaburanti!

Ata që i sjellin, nuk i kërcënon dot ti, pasi u ke borxhe, të kanë financuar dhe vazhdojnë të të financojnë që të jesh aty ku je. Ata janë të mëdhenjtë, ata nuk i kërcënon, por as kontrollon dot!

Mesazhi i djeshëm bizneseve, të vegjëlve normal, të tregon të mbaruar. Të ka mbetur arka bosh. Kam frikë, e kam thënë dhe herë tjetër, që ti do t’i drejtohesh Bankës së Shqipëtisë. Ti do të printosh lekë, nuk ke rrugë tjetër.

Shpresojmë, nga mosbindja, të propozosh dhe shkarkimin e Guvernatorit të Bankës!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here