Rama nuk gjen më qetësi! Pas Lezhës, është pritur me protesta, edhe në Gjirokastër…

0
112

Edi Rama nuk gjen më qetësi.

Kudo që shkon e presin me protesta, i bllokojnë rrugën dhe detyrohet të ndryshojë drejtim.

Pas Lezhës, Rama edhe sot është pritur me protesta, këtë herë në Gjirokastër.

Një grup qytetarësh me në krye deputetin demokrat Tritan Shehu kanë bllokuar rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër, ndërsa për të mbarëvajtur protestën dhe për të shmangur çdo incident ka dhe forca të shumta policie.

Shehu u shpreh se kjo është një protestë kundër varfërisë, ndërsa tha më tej:

‘Kjo është një protestë kundër varfërisë, ne jemi këtu për të thënë Rama ik.

I gjithë qarku i Gjirokastrës është i blinduar pasi ky njeri ka frikë nga qytetarët, përpiqet që të fshihet pas uniformave blu’, është shprehur deputeti Shehu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here