Panariti: Rritja e çmimit të naftës, goditja fatale për bujqësinë. Nëse rrimë duarkryq, fundi do jetë i hidhur…

0
197

Në një intervistë për gazetën “Standard” ish- ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka folur për aktualitetin politik në Shqipëri, kryesisht për sektorin e Bujqësisë ku sipas mendimit të tij është shumë i lënë pas dorë , në prag të falimentimit. I pyetur se çfarë mendimi ka  për nismën që ka marrë komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta, ai është përgjigjur se ky është një turp i madh që do të mbahet mend gjatë. Sipas Panaritit e gjitha kjo tentative e maxhorancës është vetëm të shpërqëndrojë popullin nga problemet madhore të deformimit të demokracisë shqiptare që kanë krijuar .

 

Intervistoi: Albina Elezi

 

1-Opozita flet për një ndryshim rrënjësor të sistemit. A ka një program të qartë  më konkret se  çfarë nënkuptohet me këtë ndryshim?

 

Mendoj  që me ndryshim sistemi në rradhë të parë të garantohen të gjitha kushtet demokratike zgjedhje demokratike të ndershme të pashantazhuara të pa blera dhe sigurisht n jë ndryshim I përqasjes ndaj sistemit dhe moskapja e tij në te gjitha hallkat nënkupton tashmë  atë cka ka hedhur opozita si platformë të veprimit politikë. Nuk ka asnjë lloj dyshimi që ka tentative për ta kapur sistemin mekanizmin e alternimit të pushtetit që janë zgjedhjet nëpërmjet dhunës blerjes dhe lidhjes me trafikantët si dosja 184 dhe 339 janë aty për të dëshmuar se këto nuk janë hipoteza por janë fakte që duhet të dërgojnë mbas hekuarava të gjithë ata që deformuan  sepse nuk mund të flitet më për tentative po për deformim nëpërmjet shantazheve të vullnetit popullor  gjë që ka sjellë një qeveri jp legjitime. Unë kështu e përceptoj nevojën për një ndryshim të sistemit si një mëshirim,  pasi ne jemi një sistem demokratik pluralist dhe kësaj nuk ke cfarë ti  ndryshosh. Ky sistem synon të monotorizojë të gjitha hallkat e pushtetit  të pavaruar si : gjyqësori , ekzekutivi mediat dhe përsëri rithem që këto nuk janë thjesht hipoteza por janë pjese tashmë e raporteve të organizmave prestigjoze si është OSBEE-ja  e cila në raportin e saj te fundit të vlersimit  të demokracisë shqiptare por dhe ne  raportin provizor të ashtuquajtura zgjedhje se në fakt ato janë votime monopartiake tregon procedime të rënda të nivelit të përfaqësimit të organeve të zgjedhura nëpërmmjet votimeve nën presion por të presim dhe raportin e saj përfundimtar e cila do të jetë çështje javësh ku besoj se do të duket qartë panorama e një sistemi të kapur , e cili ndodhët në duart e një partie të vetme. Brezi yne e di shumë mirë çdo të thotë një parti e vetme  sepse para viteve 90 ne kishim një sistem që per 45 vite me rradhë e sundoi Shqipërinë. Po kështu dhe ai sistem hiqej si një sistem demokratik madje dhe pluralist, në fakt ishte thjesht një sundim i pastër .

 

 

2-Si  e gjykoni raportin e DASH për ekonominë duke marrë parasysh dhe raportet e mëparshme?

 

Ky është raporti më i keq. Në rradhë të parë raportin e DASH në paragrafin e tij të parë thuhej “ Shqipëria është shteti më i korruptuar në Ballkan” . Më rëndë se kaq nuk mund të ndodhte . Kryesorja në atë raport është se anatemohen, sintagmazohen dhe akuzohen skenat e partneritetit publik e privat si mekanizma sigurisht për të rënduar ekonominë shqiptare duke ngarkuar me pagesa qindra taksa pagues të cilët duhet të paguajnë në mënyrë sistematike përmes taksave të rënda  konçensionarët, të pagave të falura tek oligarkët. Sot përplasja nuk është midis të majtës dhe të djathtës, por është mes oligarkëve dhe demokracisë. Për mua nuk ka rëndesi ndarja politike, këtu bëhet për çlirimin e demokracisë shqiptare, për çlirimin e shtresave të mesme dhe të varfra , nga sundimi i një pakice e cila po dhunon 70-80% të pasurisë kombëtare ndërsa pjesa tjetër rri e vështron pasi është e përjashtuar nga të ardhurat , shërbimi pasi këto tashmë  ndodhen në duart e një pakice sunduese e cila karakterizohet si oligarki që ka krijuar lidhje të shkurtra më pushtet mbajtësit duke ushqyer kështu njëri-tjetrin. Këta të fundit i ofrojnë  kësaj pakice të mira materiale, përfitime financiare nëpërmjet kontratave shpesh herë abuzive duke ua rikthyer këtë mbështetje në të gjitha nivelet më anë ta parave të pista nëpëmjet mekanizmit mediatik të kontrolluar prej tyre. Për rrjedhoje demokracia shqiptarë tashmë është një demokraci jofunksionale, ajo është një autarki e një sistemi i cili zotërohet, kontrollohet , manipulohet vetëm nga pak veta.

 

 

3-Qeveria ka deklaruar se do të rrisë çmimin e naftës me 20 lek me tepër. Si do të ndikoje kjo rritje   në sektorin e bujqësisë ?

 

Kjo rritje është antikushtetuese e pajustifikuar. Unë mëndoj se bujqësia me rritjen e mëtejshmë të çmimit të naftës është e mbaruar, edhe tashmë që flasim është jokonkuruese , as që bëhët fjalë të rrisësh vlerën e naftës i cili zë rreth 70% të kostos së përgjithshme në punime të mekanikës bujqësore plugimi , frizim lirim të tokës, por dhe ngrohjet e serave, peshkimi do të shkonin drejt falimentimit. Po shohim shenjat e para të rrënimit  gjigand të bujqësisë shqiptare . Këtë vit këmi 100  mijë krerë bagëti së një vit më parë. Eshtë më interes të shtosh bagëti pasi sigurojmë , qumështin  mishin e importit i cili prodhohet në kushtë më të ulta sesa në origjinë. Në kushtet kur kostoja e  prodhimit të produkteve bujqësore rritet nga nafta e po kështu në kushtet kur nuk kemi as subvencione  bujqësia në Shqipëri është e mbaruar. Dëgjova disa ditë më parë përfaqësuesin ë një sipërmarrje blegtorale shumë të suksesshme i cili bëri  tha: “ Në 5 vitet e ardhshme nuk do të mbetet këmbë ferme  blegtorale” duke pohuar kështu një të vërtetë të madhe. Në këtë vit , në qarkun e Lushjës- Fier janë mbyllur 2 fabrika të mëdha të përpunimit të qumështit , të cilat para 4 muajsh ishin funksionale por tashmë janë totalisht jashtë logjikës ekonomike, por po kërcënohen dhe ferma blegtorale nderkohë që blegtoria po shkon drejt zhdukjes.  E vetmja rrugë për rimëkëmbje është të ringrihen stanet të cilat dhunshëm u mbyllën .  Të rikthehen pikat e grumbullimit, thertoret, minifermat. Bujqësia shqiptare është ekonomia e shtresës së mesme dhe asaj të varfër , sepse i tillë është shteti shqiptar. Në nuk kemi pasur traditë borgjezie apo oligarkësh. Ndërkohë që vërejmë  që ekonomia e oligarkëvë kanë nxjerrë të jashtë loje të “mesmët” , biznesin e vogël . Nuk kam asgjë kundra bizneseve të mëdha por ashtu si dhe në vendet e tjera si : Greqi, Itali , Francë motori i rëndësishëm ekonomik janë bizneset e vogla, çka tek ne po eliminohet. Pasuria kombëtare ndodhet në pak duar. Banka Botërore në statistikat e e saj të fundit theksoi se varfëria në Shqipëri njerëzit jetojnë me 2 dollarë në ditë, është në  masën 36% të vendit. Ndërsa varfëria në rang global është vetëm në 10%. Jo vetëm që jemi një ndër vendet më të varfra në Europë por gjithashtu dhe një ndër vendet më të varfra në botë. Një turp i madh kombëtar, një dështim i klasës politike ,një papërgjegjshmëri . Ta mbjellin vendin me biznese të vogla si markete, nuk ushqehet popullsia vetëm me supermarkete. Duke i mbështetur kështu me mos ngarkim takse të paktën për 5 vite derisa ata të fuqizohen të rimëkëmbën. Vetëm në këtë mënyrë mund të parandalojmë ikjen masive të shqiptarëve . Në rast se rrimë duarkryq fundi do të jetë shumë i hidhur . Duhet të ndryshojë politikbërja.

 

4-Mardhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë korrekte përsa i përket shkëmbimeve tregtare kryesisht në prodhimet bujqësore .Cili është komenti juaj për këtë situatë ?

 

Ky është absurd i pastër ,sepse vullneti i 2 qeverive dhe sigurisht marrëveshjet e nënshkruara , në takimet periodike që 2 qeveritë kanë pasur në Tiranë , Prishtinë, Prizren kanë prodhuar shumë marrëveshje në letra të cilat për më keq nuk gjejnë absolutisht asnjë lloj zbatimi do të duhej  që Shqipëria dhe Kosova të kishin një zonë të përbashkët ekonomike. Asnjë lloj barriere qoftë doganore ,tarifore ,dokumentacioni. Këto duhet të ishin tejkaluar me kohë por ndodhi e kundërta. Dy shtetet luftojnë njëri-tjetrin duke u bërë pengesa e tregtisë së lirë duke gjetur sebepe të ndryshme  në një kauzë institucionare, pengesa së eksporteve dhe importeve. Kjo është një fatkeqësi e madhe që kjo ndodh midis Kosovës dhe Shqipërisë dhe nuk ndodh pse midis Shqipërisë dhe Serbisë  apo Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ky është një turp i madh dhe tregon  që gjithë ata patriotizmat e shtirura të duke tundur  flamurin  janë thjesht nje farsë. Patriotizmi i vërtetë është të bashkohej  Shqipëria dhe Kosova në një zonë të vërtetë dhe të përbashkët ekonomike. Ky është integrimi dhe bashkimi i vërtetë kombëtar e kjo bëhet në rradhë të parë duke  njehësuar praktikat, metodat duke plotësuar standardet e cilësisë dhe sigurisë ,duke hequr barrierat doganore dhe. Ndërkohë që të bëhen këto u vendos trau tek tuneli i Kalimashit , u krijuan pengesa në vend që të hiqeshin ato që ekzistueset. Prandaj kjo është një pasojë e një politike të papërgjegjshme e cila duhet të ndryshojë urgjent midis shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

 

 

5-Së fundmi janë  publikuar një sërë skandalesh për produktet ushqimore të cilat kanë përmbajtje nitrati shumëfish më të lartë se norma e lejuar duke sjellë  shqetësim të madh tek tregtarët dhe konsumatoret. Si e vlerësoni ju këtë duke marre parasysh dhe “heshtjen”e autoriteteve përkatëse?

 

Shqipëria nëpërmjet ligjit të ushqimit  po kështu të AKU-së  dhe ISUV është i detyruar të kontrollojë në laboratore me analiza konkrete  sigurinë e cilësinë e produkteve ushqimore , Për këtë ka dhe dy plane kombëtare. Plani kombëtar i monitorimit të mbetjeve të rrezikshme  në produkte me orgjinë shtazore dhe me ato me origjinë bimore. Ajo se cfarë po ndodh është fakti se nuk po kryhet asnjë lloj analize , nuk ka asnjë raport të dalë në media për të dëshmuar nëse këto produkte janë normale , nuk  janë të rrezikshme apo po mbajnë mbetje përtej nivelit maksimal të lejuar. Është shikuar së fundmi se ka individë të cilët kanë paisje të improvizuara për përcaktimin e nitrateve ku është vërejtur se ka nivele të rrezikshme të këtyre mbetjeve në zarzavate , perime, shalqi , pjepër etj. Sigurisht që mund të këte dhe të vërteta por dhe spekulime,  sepse së pari ata  janë individë nuk janë institucione, së dyti ato paisje të cilat blihen online nuk janë të certifikuara  dhe me metoda të jo te kredituara. Për sa kohë që AKU hesht dhe nga ana tjetër ISUV nuk jep të dhëna të sakta e të besueshme të monitorimit të këtyre mbetjeve. Ato do të zotërojnë mediat duke krijuar kështu panik tek konsumatori dhe tek tregtarët. Vihet re dhe në emisionet e mëngjesit këto shqetësime që  iu drejtohen dhe moderatorëve të tyre janë rreziqet që mund të paraqesin këto ndotës për shëndetin publik. Në mënyrë urgjente duhet të kryhen ato analize , nuk e kuptoj se pse nuk bëhën . Personat përgjegjes duhet të deklarojnë arsyen e mos bërjes së analizave . Cfarë u mungon? Janë të paaftë ? Nëse janë të paaftë duhen të largohen për ti lënë mundësinë një brezi të ri të kualifikuar të trajnuar për të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë. Nësë nuk kanë kimikate, reagente , të hiqen nga buxheti i qeverisë e të mundësohen laboratorët e këtyre kimikateve. Duhet të bëhët publike në mënyre të menjëhershmë arsyeja se pse nuk po kryhen këto analiza , në rast se nuk bëhen , kush do ti bëjë?. Duke theksuar përsëri se nëse shteti nuk i bën nëpërmjet institucioneve qendrore dhe ligjit për ushqimin që detyron atëhere ky është një shtet i shëmtuar. Më e mira do të ishte të deklarohej një herë e mirë që “Ne” nuk i bëjmë e të zgjidheshin disa funksione ndërkombëtare , të lidhej kontratë me ta duke na realizuar  me produktet tona. Kështu nuk mund të vazhdohet më pasi është krijuar një situatë absurde duke ringjallë kështu histeri dhe panik tek konsumatorët . Për sa kohë ne nuk kemi profesionistë për të vërtetuar të kundërtën  mund të ketë vend dhe për spekulimet të cilët çorientojnë konsumatorin  dhe prodhuesit pasi askush nuk i mbron, askush nuk i monitoron dhe askush nuk po i kontrollon.

 

 

6- KQZ mori vendimin për te hapur kutitë  e votimit në qytetin e Lezhës. A mendoni se do të  bëjë këtë gjë dhe me qarqet e tjera pas kërkesës që i është drejtuar nga opozita?

 

Tek materialet zgjedhore do të shikohet qartë shkalla e manipulimit, e deformimit e shantazhit që është ushtruar sigurisht dhe e falsifikimit të procesit të votimit pasi zgjedhje nuk ka pasur . Mazhoranca ka kërkuar që atë bojkot të madh popullor që shkon në 85% të mundte ta zbuste sadopak duke futur duart në kutitë e votimit dukë shtuar kështu numrin e fletëve të votimit cka rezultoi shumë më i madh se numri i votuesve të regjistruar. Prandaj opozita kërkoi me të drejtë që të vihen në dispozicion të gjitha materialet zgjedhore . Këto janë tentativa të maxhorancës për të hedhur hi syve , duke hapur në mënyrë të pilotuar kutitë aty ku realisht nuk  ka pasur ankkimim nga opozita për parregullsi për të krijuar kështu nja alibi se procesi i votimeve ka qënë një proçes i rregullt, i padeformuar. Kemi bashki ku numri i votuesve është jo pak por 2000 herë më shumë së i personave të regjistruar. Natyrisht që bëhet fjalë për një devijim flagrant dhe kjo është ajo çfarë kërkon opozita që të vihen në dispozicion materialet zgjedhore të cilët do të tregonin qartazi shkallën e rënë të deformimit  të manipulimit. Këtë fakt nuk e pranon mazhoranca duke justifikuar se po fyhet e drejta e individit duke u bërë kështu publike të cilat janë ata persona që kanë votuar dhe ata të cilët nuk votuan të dielën e 30 qershorit. Kjo është thjesht një farsë pasi dihet shume mire se nese do të arrihej kjo gjë do të vërtetohej falsifikimi e manipulimi në këto zgjedhje moniste

 

 

7-Cili është komenti juaj për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta ?

 

Kjo është një farsë, një budallallëk dhe unë do të thoja një njollë turpi që do të kujtohet gjatë në historinë e politikës shqiptare. Unë e shikoj si një tentativë për të shpërqëndruar vemëndjen pikërisht nga problemet shumë të rënda të deformimit, dhunimit të demokracisë shqiptare, të dhunimit të vullnetit popullor,të falsifikimit ,të grabitjes, të skandaleve të rënda që janë aty dhe që po ecin ku krijohet një pol i ri me presidentin e republikës i cili nuk ka kryer absolutisht asnjë shkelje të kushtetutës. Unë mendoj qe gjykata kushtetuese do ta konfirmojë këtë por presidenti i republikës përkundrazi si simbol i unitetit kombëtar tentoi të parandalonte nëpërmjet shtyrjes së zgjedhjeve ,vendosje së një date të re, një konflikt të ashpër civil dhe që i ka shërbyer demokracisë shqiptare. Ka krijuar mundësinë për forcat politike që të konsolidojnë një dialog si e vetmja mënyrë për të zgjidhur ngërcet dhe prandaj unë e konsideroj thjesht një farsë.

 

 

8-Me protestat opozitare dhe qytetare deri ku mendoni se mund të arrini ju si opozitë?

 

Opozita tashmë i ka të qarta rrugët e saj,ajo  nuk i njeh këto votime farsë. Ka një dekret të Presidentit

i cili u krijon rrugë palëve për ta rifutur sistemin përsëri në binarë demokratike, në binarë pluraliste pra të futet sistemi në garën e hapur, jo në votime farsë pa kandidatë siç  dihet qartë që edhe në ato zona ku me nxitim u kërkua që të vendoseshin  kandidatë përballë kandidatëve të maxhorances nëpërmjet partive që regjistrohen overnight , që krijohen dhe regjistrohen brenda javës ku OSBE me të drejtën dhe raportin e saj paraprak i quajti këto shkelje dhe i delegjetimoj gara farsë , i bie që këto votime të jenë votime me vetëm një kandidat. Nuk ka pasur alternativë konkurruese dhe për rrjedhojë kjo është një anomali shumë e madhe. Më pëlqeu shumë definimi i Ambasadores së Republikës së Francës që i quajti këto zgjedhje të çuditshme por edhe në qëndrimin e ambasadës Amerikane këto zgjedhje konsiderohen të pakuptimta në qoftë se do ta shikoni me kujdes dhe për rrjedhojë kanë nevojë urgjente që demokracia shqiptare të rivendoset në shinat e saj të normalitetit , të garës,konkurrencës për të dalë nga autokracia që tashmë është instaluar plotësisht jo vetëm në nivel të pushtetit qëndror por tashmë plotësisht në nivel të pushtetit vendor. Ky sistem tashmë është i monopolizuar, i kapur nga një forcë e vetme politike , që është partia shtet në të cilën ne u shkëputëm 30 vite më përpara.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here