Familjes Çapja në Elbasan sqaron mbi të vërtetën: Ja si na dhunuan policët e FNSH-së me maska

0
125

Familja Çapja në Elbasan ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën mbrëmjen e së mërkurës në këtë qytet. Me anë të studios ligjore ata kanë shpërndarë një deklaratë për mediet. Ja teksti i plotë i deklaratës:

“Rreth orës 17 të pasdites një makinë me xhama të zi, njëri nga katër personat që ndodhej në automjet kishte nxjerrë dorën jashtë automjetit duke filmuar me një kamër dore.

Dhe pa paralajmëruar askënd qëllojnë në drejtim të biznesit  me armë zjarri nga makina e përbërë nga katër persona.

Makina dhe personat të cilët ndodheshin në automjet nuk kishin asnjë shenjë dalluese që të tregonte se ishin punonjës të policisë.

Pas pak sekondash afrohet reparti i FNSH të maskuar që ndodheshin pak metra larg nga automjeti privat dhe qëllojnë në mënyrë të pa kontrolluar.

I është vënë nënave pistoleta në gjoks duke kërcënuar me vdekje, madje një nga personat e maskuar ka ushtruar dhunë ndaj një anëtare të kësaj familje që është e diagnostikuar me tumor në gjoks, dhe është duke kryer kimio-terapi, madje duke i drejtuar dhe një armë automatike në drejtim të gjoksit.

Gjithashtu ndaj Ferit Muçës njërit nga të plagosurve të muajit shkurt i cili është dëmtuar rëndë në trup dhe ndodhet në regjim shtrati është tërhequr zvarrë nga dhoma ku ndodhej deri në oborrin e banesës së tij.

Ndaj pronarit  të hotel Univers FNSH ka qëlluar drejtë për ta ekzekutuar pa paralajmërim, por fatmirësisht falë një makine që ndodhej aty pranë ai ka shpëtuar duke u fshehur, dhe plumbat kanë përshkruar makinën tip benz ngjyrë e zezë.

Deri rreth orës 00 të ditës së enjte asnjë nga familjarët e kësaj familje nuk është lejuar të futet në banesat e tyre, madje nuk kanë qenë prezent edhe gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj pronave dhe shtëpive të pjesëtarëve të familjes Çapja.

Veç armëve në të gjithë biznesin dhe në shtëpitë e familjes Çapja është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke filluar tek fëmijët 1 vjeç e deri tek të moshuarit e kësaj familje.

Gjithashtu klientët e huaj të Hotel Univers, theksojmë shtetas të huaj janë dhunuar psikologjikisht duke mos i sqaruar për ate çfarë kërkonin të bënin forcat e maskuara të policisë.

Prej muajit shkurt, kur ndaj familjes Çapja është qëlluar nga katër persona të veshur me uniforma policie, ku humbën jetën dy anëtarë  të familjes pjesëtarët e kësaj familje janë ndjerë të kërcënuar dhe të rrezikuar.

Sqarojmë se nga fillimi i ushtrimit të dhunës rreth orës 17 e deri në orët e vona  të natës, policia veç ushtrimit të dhunës dhe terrorit ndaj  nënave, fëmijëve  dhe pjesëtarëve të kësaj familje nuk ka sqaruar arsyet dhe motivet e kësaj bastisje, po ajo që duhet theksuar është fakti se  avokatët e familjes nuk i është dhënë asnjë informacion dhe pse janë gjendur përpara komisariatit nga ora 21.00 deri në orën 02.00 të këtij ambienti.

I kërkojmë trupit diplomatik të akredituar në Tiranë të ndërmarrë veprimet e duhura përkundrejt terrorit të shkaktuar në ambientet e resortit duke i vënë në dispozicion listën emërore të të gjithë klientëve të të huaj të cilët mund të dëshmojnë gjithçka ka ndodhur (mbi 25 të huaj).

Sikurse pas sulmit të qëllimshëm dhe të paramenduar me armë ndaj pronarit të këtij rezorti, Ardjan Çopja nga forcat e rendit, i cili nuk bëri rezistencë dhe i paarmatosur, ky i fundit lihet për një kohë të gjatë pa ndjenja i shtrirë në tokë nga gjendja e shokut ndërkohë që forcat e rendit e zhvishnin dhe mblidhnin gëzhojat  të qëlluara  nga  po vetë armët e tyre për të zhdukur provat…

Pamjet e kësaj ngjarje janë të filmuara nga kamera amatore të shumë klientëve prezent në ato momente….

Disave prej tyre nën kërcënimin e armëve i janë thyer aparatet smartphone gjatë regjistrimit.

Çdo klient prezent në bar një pjesë e mirë të shoqëruar nga fëmijë është kërcënuar nën armë dhe janë detyruar me dhunë të shtrihen në tokë….shumë prej tyre e dëshmojnë këtë të fundit……

Studio Ligjore

Av Ravik Gura dhe Av Elona Kanapari Tiranë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here