Blushi sqaron ata që i thonë se flet si Berisha: “Disa qenie mendojnë me kokën e shefit”

1
137

Gazetari Ylli Rakipi e pyeti deputetin Blushi për akuzën që i bëhet nga brenda PS-së se me kritikat e tij flet njëlloj si Berisha. Për këtë Rakipi i kujtoi një shprehje të Taulant Ballës që tha se janë 3 B (Berisha, Basha dhe Blushi). Për këtë Blushi tha se është e gjitha pa sens.

“Kjo është si të them unë që e ke kollaren e kuqe dhe ne bëjmë një emision për një budallallëk.”

Deputeti socialit tha se nuk do të bierë në grackën e kësaj loje për të bindur njerëzit se “nuk flet si Berisha” duke kujtuar se kjo është një akuzë e përcjellë nga Rama te ata që e artikulojnë.

“Këta janë njerëz që s’janë në referencë, këta s’kanë mendim, këta kanë gjuhë. Unë bëj debat me njerëz që kanë mendim. Këta që më citove s’kanë mendim, por vetë gjuhë. Mendimin e kanë të deleguar. Ka dy lloj palë qeniesh, një palë qeniesh që mendojnë me kokën e vet dhe një palë qenie që mendojnë me kokën e shefit. Këta s’kanë kokën e vet. A ka arsye që unë të bind shqiptarët se unë nuk jam Sali Berisha? Po i futa kësaj rruge, nuk mbaroj” – tha Blushi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here