Shqiptari mahnit Gjermaninë me talentin e tij (Foto)

0
178

djali2 djali3 djali4 djali5

I lindur në një fshat të Tetovës, në Kallnik, 32 vjeçari Ismail Sherifi është tetovari i cili ka mahnitur gjermanët me punimet e tij. Ismaili nga shokët e tij njihet si “Ismail Legenda” dhe rrallë kush e njeh me emrin e vërtet të tij në fshat por edhe në Gjermani.

Por ajo që e bën atë të njohur në Berlin të Gjermanisë, është talenti i tij në punimin e figurave të ndryshme. Ismaili ka ndërtuar motorë të ndryshëm me kanaçe, të cilët synon që shumë shpejt t’i bëjë të lëvizshëm duke përdorur një kombinim elektronik me anë të një bobine.

Shumë shqiptarë në Gjermani dhe Itali kanë bërë porosi, objekte të ndryshme që duan nga ai. Pavarësisht talentit, Ismaili nuk ka mundur të kryejë dot studimet për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

Ismaili është shprehur për “TetovaSot” se populli gjerman e çmon dhe i ofrojnë shumë mundësi punësimi. Ai thotë se ka përgatitur një projekt të madh, çka do t’i bëjë shqiptarët të njihen edhe në fusha të tjera, përveç sportit dhe muzikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here