Ja supertanku i Hitlerit, projekti dështues i Gjermanisë

0
199

Kur hapi frontin e luftës edhe në Perëndim, Hitleri urdhëroi inxhinierët dhe ushtarakët e tij që të ndërtonin me shpejtësi armë të reja, për të ruajtur avantazhin ndaj Francës dhe Britanisë së Madhe. Ja supertanku i Hitlerit…

Një ndër projektet dështuese ishte edhe supertanku gjerman.

Bëhej fjalë për një makineri me katër kate, që peshonte 1350 tonë dhe që nga topi mamuth i vet ishte në gjendje që të qëllonte predha me peshë deri në 4500 kilogramë.

Synimi fillestar ishte që nga brigjet franceze, belge e holandeze të goditej Britania e Madhe, por që nuk u realizua asnjëherë. Në pranverë të vitit 1942 u testua vetëm në betejën e Sevastopolit, në Krime, ku qëlloi 300 predha mbi qytet, duke e rrafshuar thuajse totalisht atë.

Për aktivizimin e kësaj makinerie nevojiteshin burime të mëdha, por edhe një staf prej 2 mijë vetash. “Gustav” lëvizte mbi shina, por nuk ishte një tren dhe për ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore posaçërisht për të, duheshin të tjerë sforco e shpenzime.

Pikërisht kostoja e madhe për ta vënë në lëvizje dhe aktivizuar në betejë, por edhe madhësia e tankut, që e bënte një shënjestër të lehtë për aviacionin armik, detyruan nazistët që të hiqnin dorë nga ky tank dhe të përqendroheshin më shumë tek armët e tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here