“Rilindja dhe Bindja janë nënë e bijë”/ PD është e gatshme t’u japë shkodranëve dhe shqiptarëve atë që presin…

0
112

Partia Demokratike Dega Shkodër, ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor të 30 Qershorit, duke deklaruar se Edi Rama emëroi opozitën farsë dhe tani e ka shpërblyer me poste shtetarore.

Përmes një deklarate për shtyp, PD deklraon se Pjerin Spathari, kandidat i Bindjes Demokratike për bashkinë Malësi e Madhe, tani është emëruar drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë.

Dekarata e plotë:

Në zgjedhjet farsë, Edi Rama emëroi opozitën farsë.

Bindja Demokratike nuk është opozitë as në votimet fallco të Edi Ramës, as në parlament, askund.

Farsa e 30 qershorit ishte prova e qartë se Rilindja  dhe Bindja  janë nënë  e bijë. Kush ka patur keqkuptimin apo ka menduar ndryshe, sot po i japim fakte se simbioza mes tyre është e pandashme.

Bindja pra është patericë e regjimit krimnal të Rilindjes si në votimet  fallco ashtu edhe në vazhdim. Kështu është si në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë.

Pjerin Spathari, kandidat i Bindjes Demokratike për bashkinë Malësi e Madhe, tani është emëruar drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë të Rilindjes. Ky është shpërblimi për shërbimin e mercenarit.

Misioni i ODIHR-it, i ka vënë regjsitrimit të Bindjes Demorkatike në kundërshtim me ligjin vulën e paligjshmërisë.

Shkodra e braktisi Edi Ramën dhe opozitën fallco. Procesverbali i orës 11.00 të datës 30 qershor provon manipulimin kriminal, me pesëfishim të numrit të votuesve. Edi Rama ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8%, duke përdorur Komisionin Qëndror të Vjedhjeve.

30 qershori është i pavlefshëm, është nul, në kundërshtim me dekretin e Presidentit.

PD është e gatshme t’u japë shkodranëve dhe shqiptarëve atë që presin dhe meritojnë, ndryshimin. Për ta kthyer maxhorancën refuzueze të 30 qershorit, në maxhorancë për ndryshimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here