Itali/ Policia arreston 13 persona, shkatërron rrjetin e trafikut të drogës Hollandë-Itali-Shqipëri

0
133

Policia italiane arrestoi 13 persona, pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës mes Hollandës, Italisë e Shqipërisë. Në operaicon u sekuestruan 18 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë dhe 1 kilogram marijuanë.

Mediat italiane njoftojnë se operacioni u zhvillua në Olbia, Sassai, Nuoro, Pistoia, Breschia, Pordenone, Romë, Bergamo e Venecia.

Hetimi kishte përfshirë 23 persona, 6 prej të cilëve ishin në burg. Nga 13 të arrestuarit e operacionit, njëri është lënë në arrest shtëpie. Mes të arrestuarve janë shqiptarë e italianë. Ata e trafikonin drogën nga Shqipëria dhe Hollanda drejt Italisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here