Denoncimi i fortë nga PD: Rilindasi i emëruar në Tropojë vazhdon të helmojë qytetarët me tymin e mbetjeve

0
144

Partia Demokratike dega Tropojë ka reaguar me një deklaratë ndaj sjelljes së kryetarit rilindas të bashkisë së Tropojës.

“E disatë herë brenda pak kohësh dhe mbetjet urbane “rindizen” nga paaftësia e bashkisë Tropojë në menaxhimin e mbetjeve urbane”.

Ja deklarata e plotë:

Rilindasi i emruar i bashkisë Tropojë vazhdon serialin e tij duke helmuar qytetarët e Tropojës me tymin e mbetjeve urbane.
E disatë herë brenda pak kohësh dhe mbetjet urbane “rindizen” nga paaftësia e bashkisë Tropojë në menaxhimin e mbetjeve urbane.

I paafti pasiqë ngrinte akuza të pabaza prej Don Kishoti për bashkinë legjitime 2015-2019, për karburant të shpenzuar nga ana e tijë tenderon vlerën prej 9 120 000 lekë karburant për vitin 2020, i cili nuk shpenzohet për të mbledhur mbetjet, për të rehabilituar gropën urbane por shpenzohet për të mbushur mjetet private të individëve, tashmë është bërë e modës për rilindasit e emruar të bashkisë Tropojë, paguaj dy dopje dhe merr tollon naftë.
Foto e mëposhtme e vërteton këtë.

Sikur mos të mjaftonte mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm në këto ditë të nxehta vere ku furnizimi me ujë të pijshëm është vetëm 3 orë gjatë ditës për shkak të paaftësisë menaxhuese dhe lidhjeve të panumërta të jashtë ligjshme në rrjetin kryesorë të ujësjellsit, kësaj i shtohet edhe mungesa e ndriçimit publik në të gjitha akset rrugore të qytetit dhe bulevardi kryesor i qytetit është shndërruar në park automjetesh dhe errësirës e plotë ku jo në pakë vende shtyllat e ndriçimit zëvëndësohen me gurë.
Don Kishoti i emruar gjen lekë për të marrë konsulencë juridike me tender duke pasë të punësuar disa juristë në organikën e bashkisë a thu kjo bashki do merret me çështje ndërkombëtare juridike dhe nuk gjen lekë për mbetjet urbane, ndriçim, ujë të pijshëm.

Punëtorët e pyjeve, rrugëve, ndriçimit, kanalizimeve që janë me dhjetëra në bashki janë kthyer në bojaxhitë e lyerjes së shkollave duke mos dhënë asnjë shpjegim se ku shkojnë lekët e kontratës për mirëmbajtje e tyre e cila nuk është pak por 30 milion lekë në vit por vjedhja dhe mashtrimi janë detyrat kryesore të Don Kishotit të emruar në bashkinë tropojë.
Në bashkinë e rilindasit të emruar ka vend për drejtorë e punonjës të cilët nuk dinë as vendodhjen e bashkisë Tropojë, por paga ju kalon në bankomat por lekë për mbetjet urbane nuk ka.
Bën tender mirmbajtje kanalet vaditës prej 50 milionë lekë, por punëson edhe 16 punonjës për mirëmbajtje e tyre, vjedhja dhe abuzimi ska komente në këtë.
Fundi i jot Don Kishoti i bashkisë Tropojë është i pashmangshëm, sllogani juaj #raki e kepë# po i vjen erë e rëndë, qytetarët e Tropojës nuk e tolerojnë më.
Dega e Partisë Demokratike Tropojë i bën thirrje autoriteteve dhe organeve ligjëzbatuese të ndalojnë këtë helmues që po helmon qytetarët e Tropojës me tymin e mbetjeve urbane.
Don Kishot era e ndryshimit do rrënoj “mullinjtë ” e propagandës tënde.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here